KMDLNj: Kufizimi i lirisë së lëvizjes, shkelje e të drejtave të njeriut

Kosova

KMDLNj: Kufizimi i lirisë së lëvizjes, shkelje e të drejtave të njeriut

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 14:49
KMDLNj reagon ndaj sulmit kundër pelegrinëve serbë në Studenicë të Istogut

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj sulmit kundër pelegrinëve serbë në Studenicë të Istogut, duke thënë se pengimi i qytetarëve serbë për t’i vizituar pronat e tyre apo kultet fetare është shkelje e të drejtave të njeriut dhe kufizim i lirisë së lëvizjes dhe si i tillë është i papranueshëm.

Më 21 tetor, një grup i serbëve që aktualisht jetojnë si persona të zhvendosur në Serbi, në mënyrë të organizuar vizituan fshatin Studenicë të kësaj komune përkatësisht manastirin në këtë fshat dhe gjatë vizitës hasën në kundërshtim të banorëve shqiptarë.

Policia e Kosovës ndaloi 11 persona dhe ndaj 6 të ndaluarve filloi procedura për prishje të rendit publik. Gjatë kundërshtimit, disa protestues hodhën gurë në drejtim të autobusit duke thyer disa xhama mirëpo nuk pati të lënduar në mesin e udhëtarëve.

KMDLNj konsideron se është e papranueshme që thuajse 20 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë të rrezikohet liria e lëvizjes e motivuar në baza etnike, ndërsa inkurajon të zhvendosurit të kthehen në pronat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat