Yagcilar: Kosova më afër BE-së me ligjet për reformat në administratë

Kosova

Yagcilar: Kosova më afër BE-së me ligjet për reformat në administratë

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 15:22
Mahir Yagcilar

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, pas kalimit të tri projektligjeve për reformën në administratën publike, ka thënë se tri ligjet adresojnë jo vetëm sfidat tona të brendshme si shtet por do të ndihmojnë Kosovën të përafrohet me Bashkimin Evropian dhe standardet e qeverisjes së mirë.

Kuvendi i Kosovës sot kaloi në lexim të parë tri projektligjet e reformës së administratës publike, përkatësisht projektligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura, projektligji për zyrtarët publik si dhe projektligji për pagat.

Yagcilar përshëndeti dhe vlerësoi lartë përkrahjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës për procesin më të rëndësishëm të reformave në administratën publike.

Sipas një komunikate të Minstrisë së Administratës Publike, ministri Yagcilar, falënderoj anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, për përkrahjen e fuqishme të përpjekjeve tona të vazhdueshme për modernizmin e administratës publike me qëllim që të kemi shërbime më të mira publike për qytetarët, të rrisim transparencën dhe llogaridhënien si dhe të kemi një administratë profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat