Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka përgëzuar Gjykatën Kushtetuese me rastin e shënimit të vitit të 9-të gjyqësor.
Në fjalën e tij të rastit Presidenti Thaçi ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vazhdojë të ketë rolin e saj të rëndësishëm në mbrojtjen e rendit dhe Kushtetutës në vend.
”Gjykata Kushtetuese duhet të vazhdojë të luajë rol në mbrojtje të kushtetutës. Duke mbrojtur rendin e Kushtetues ju mbroni themelet e Kosovës dhe shtetin tonë”.
”Barazia para ligjit , mbrojtja e identitetit të qytetarëve janë parimi i drejtësisë sonë”.
”Falë punës tuaj Gjykata Kushtetuese, tani funksionon krejtësisht me gjykatës vendorë. Kjo është meritë e punës profesionale dhe përkushtimit tuaj për të mbrojtur ligjin”.
”Uroj të qëndroni si deri më tani të palëkundur”.