Hasani: Thaçi më ka sha me nanë, urdhëroi Lumezin të më vihet pas

Kosova

Hasani: Thaçi më ka sha me nanë, urdhëroi Lumezin të më vihet pas

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 21:28
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi i ka dhënë urdhër kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit, që ta dëmtojë atë.

Sipas Hasanit, Thaçi kishte dhënë një urdhër të tillë Lumezit duke e sharë me nënë atë..

Tutje, ai thotë se ka prova dhe dëshmi për të gjitha këto që po i thotë për Thaçin dhe Lumezin, duke treguar se ka siguruar një dëshmitar të familjes Pacolli.

Hasani thotë se e ka vërtetuar përmes dëshmitarit i cili ka qenë në të njëjtin vend kur sipas tij, presidenti ka folur me kryeprokurorin për të.

“Hashimi i ka thënë Lumezit, duke ma sha nanën, që ma ka vra Millosheviqi në derë të shtëpisë, t’u i thanë, Enver Hasanit bëja kështu, kështu akuzën”, thotë Hasani, në Rubikon.

Enver Hasani ka folur edhe rreth temës se provimit të jurisprudencës së kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, duke thënë se e ka për obligim që çështjen ta përcjell edhe në ekspertizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat