Asfaltohen edhe dy rrugë në Pagarushë - Bota Sot
Asfaltohen edhe dy rrugë në Pagarushë

Kosova

Asfaltohen edhe dy rrugë në Pagarushë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 10:04
Pagarushë

Në fshatin Pagarushë po asfaltohen dhe dy rrugë në dy lagje të ndryshme, të cilat i lidhin lagjet me rrugën kryesore dhe me pjesën tjetër të fshatit. Rrugët kanë filluar të asfaltohen dje dhe pritet të përfundojnë gjatë ditës së sotme, ndërsa asfaltimin e këtyre rrugëve e kanë parë nga afër Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha.

“Ne jemi duke investuar në infrastrukturën e Komunës së Malishevës, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për të gjithë, përfshi edhe sigurimin e lëvizjes së lehtë të qytetarëve, në të gjitha vendbanimet”, tha gjatë vizitës në Pagarushë, kryetari Ragip Begaj.

Ndonëse Pagarusha, është një vendbanim shumë i shpërndarë, me lagësi të mëdha mes lagjeve, edhe këtu infrastruktura rrugore pothuajse është kompletuar, sidomos rrugët kryesore që lidhin lagjet me rrugën kryesore dhe lëvizja e banorëve është lehtësuar.

Gjatë vizitës në Pagarushë, Begaj e Berisha, janë takuar edhe me banorët e këtyre lagjeve, të cilët i kanë përgëzuar për rrugët, ndërsa edhe banorët kanës shprehur falënderimet e tyre për këto investime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...