Ian Brathu: Reforma elektorale e domosdoshme për Kosovën

Kosova

Ian Brathu: Reforma elektorale e domosdoshme për Kosovën

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 11:08
Ian Brathu

Instituti Demokratik i Kosovës, po mban konference me temën “Sfidat dhe praktikat rajonale në reformimin e sistemit zgjedhor”.

Në konferencë po merr pjesë edhe ambasadori i misionit te OSBE-së në Kosovë, Ian Brathu dhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka kurse në fjalën e tij hyrëse, drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu tha se zgjedhjet e shpeshta që janë mbajtur vjetëve të fundit në Kosovë kanë pamundësuar reformimin e sistemit zgjedhorë.

Ai më tej tregoi për punën e këtij instituti në këtë proces

“Nga 2013 kemi punuar në sistem zgjedhor. Kemi një draft të punuar qe është në arkivat e Kuvendit të Kosovës. Unë bëjë prapë thirrje ligjvënësve të nxjerrin atë draft nga arkivat për të pas reformim te sistemit. Votimi preferencial ka sjelle probleme ne sistem zgjedhor”, ka deklaruar Kryeziu.

Në anën tjetër Brathu ka theksuar se reforma elektorale është një kërkesë e vazhdueshme për Kosovën.

“E rëndësishme që shoqëria civile të mbajë këtë çështje në agjendë. Reforma elektorale një kërkesë e vazhdueshme për një demokraci si Kosova. Ftoj të gjitha partitë dhe shoqërinë civile për të forcuar procesin e sistemit zgjedhor. Ka progres, por kjo nuk do të thotë që s’duhet të punojmë për më shumë progres. Roli ynë është mbështetës, bazuar në kërkesë”, është shprehur Brathu.

E kryetarja e KQZ-së se reforma e cila ka filluar duhet të ndodhë.

“Pavarësisht arritjeve mendoj se është në natyrën e zgjedhjeve për t’i avancuar. Reforma zgjedhore që ka filluar duhet të ndodhë. Shteti ynë ka avancuar shpejt në fushën e zgjedhjeve e megjithatë t’i kushtojmë vëmendje çdo sfide përmes reformimit”, ka deklaruar Daka.

“T’i japim përgjigje disa çështjeve politike dhe teknike. Komisioni do të japë kontributin. Të punohet seriozisht dhe të trajtohen problematikat. Qëllimi është forcimi i proceseve zgjedhore dhe me këtë forcimi i shtetit tonë”.

“Vëzhguesit evropian kanë dhënë rekomandime, duhet përdorur. Janë bërë përparime të mëdha. E arritur jo vetëm e KQZ- së. Ekziston pajtueshmëri që reformimi duhet me qenë prioritet i institucioneve të shtetit”, ka përfunduar e para e KQZ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat