Të zhdukurit, vetëm 7 raste janë zgjedhur në këtë vit

Kosova

Të zhdukurit, vetëm 7 raste janë zgjedhur në këtë vit

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 14:00
Seanca e dyzetetetë të Grupit Punues për Personat e Zhdukur të mbajtur në Beograd, në lidhje me ngjarjet në Kosovë

Njëzet vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, rreth 1647 familje janë ende duke pritur përgjigje për të dashurit e tyre që janë zhdukur, derisa shqetësuese mbetet ritmi i ngadalshëm në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Kështu u tha në në seancën e dyzetetetë të Grupit Punues për Personat e Zhdukur të mbajtur në Beograd, në lidhje me ngjarjet në Kosovë, ku janë miratuar procedurat për dorëzimin e mbetjeve mortore.

Seanca u kryesua nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) në pjesëmarrje të familjarëve të të zhdukurve dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas një komunikate të KNKK, Pasi i vlerësuan aktivitetet që janë zhvilluar që nga seanca e fundit, pjesëmarrësit i diskutuan hapat e ardhshëm që Prishtina dhe Beogradi duhet t’i ndërmarrin gjatë muajve të mbetur të vitit 2018, me shpresë që t’u mundësohet disa familjarëve që të marrin përgjigje për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur.

“Pas 20 viteve, nga 6057 njerëz që KNKK-së i janë raportuar si persona të zhdukur në lidhje me konfliktin e armatosur në Kosovë dhe pasojat e tij, 1647 mbesin ende të zhdukur. Familjarët e tyre jetojnë në paqartësi duke mos ditur se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre dhe duke mos qenë në gjendje t’i varrosin me dinjitet, që t’i shërojnë plagët dhe ta vazhdojnë jetën e tyre”, thuhet në komunikatë.

Kryesuesi i Grupit Punues, Fabien Bourdier nga KNKK-ja, tha se vetëm shtatë raste janë zgjidhur në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat