Senati zgjedh prodekanin e Fakultetit të Mjekësisë

Kosova

Senati zgjedh prodekanin e Fakultetit të Mjekësisë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 14:35
Sefedin Muçaj (Facebook)

Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë në mbledhjen e 44-të të Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka dërguar propozimin që profesori Sefedin Muçaj të zgjedhet prodekan për çështje akademike në këtë fakultet.

Rektori i UP-së, Marjan Dema vendosi në votim propozimin e Fakultetit të Mjekësisë për emërimin e profesorit Sefedin Muçaj në pozitën e prodekanit.

“Pika tjetër është miratimi i propozimit të Fakultetit të Mjekësisë gjegjësisht Këshillit të Fakultetit për emërimin e prodekanit për çështje akademike Sefedin Muçaj… njëzëri u votua propozimi”, deklaroi rektori, shkruan kallxo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat