VV në Malishevë kërkon shkarkimin e drejtorit të akuzuar për marrje ryshfeti - Bota Sot
VV në Malishevë kërkon shkarkimin e drejtorit të akuzuar për marrje ryshfeti

Kosova

VV në Malishevë kërkon shkarkimin e drejtorit të akuzuar për marrje ryshfeti

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 15:26
Qendra e VV-së në Malishevë

Qendra e VV-së në Malishevë ka reaguar lidhur me akuzat ndaj drejtorit të gjimnazit “Hamdi Berisha”, Izet Hotit, i cili dyshohet të ketë marrë ryshfet.

Hoti po akuzohet se në Maj të këtij viti, si drejtor i gjimnazit “ Hamdi Berisha” në Malishevë, kishte keqpërdorur autoritetin e tij zyrtar duke kryer veprën e marrjes së ryshfetit.

Drejtori dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në shumë prej 1.500 eurosh nga Gëzim Kastrati, menaxher i restorantit “Bimi-2”, për organizimin e mbrëmjes së maturës në këtë restorant – thuhet në aktakuzë.

Qendra e VV-së në Malishevë, nëpërmjet një komunikate ka thënë se kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, nga çerdhe të dijes, e ka kthyer arsimin në çerdhe të korrupsionit.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë me shqetësim të madh ka përcjellë informacionet të cilat janë publikuar në media në lidhje me skandalin në të cilin është i përfshirë drejtori i gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, Izet Hoti, ndaj të cilit, Gjykata Themelore në Gjakovë ka nisur një proces gjyqësor nën akuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare për marrje ryshfeti”, shkruhet në komunikatë.

Në reagimin e VV-së thuhet se qeverisja e Begajt në Malishevë po mbijeton me abuzime dhe skandale, duke thënë se qeverisjes së qeverisja e Nismës si në rrafshin qendror edhe në atë lokal përbën modelin më eklatant të keqqeverisjes që formë dhe mjet për mbajtjen e pushtetit e ka nepotizmin, shantazhin dhe keqpërdorimin e pasurisë publike për interesa klienteliste, partiake dhe te mafisë së biznesit.

“Edhe ky skandal ngjashëm si edhe shumë manipulime të tjera janë tregues i qartë i degradimit të vazhdueshëm të qeverisjes Begaj e cila jo vetëm në sektorin e arsimit, por në të gjithë sektorët tjerë ka vazhduar thellimin e problemeve dhe rritjen e keqpërdorimeve, duke u bërë njëherit shembull i një qeverisje e cila mbijetesën e saj e ka të lidhur ngushtë me abuzime dhe skandale”, shkruhet në komunikatë.

Më tej, VV në Malishevë kërkon nga kryetari Ragip Begaj dhe drejtori i Arsimit në këtë komunë që ta sqarojnë opinionin publik për këtë rast dhe më pas ta shkarkojnë Hotin.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! në Malishevë, reagon ashpër ndaj akteve të tilla kriminale dhe kërkon urgjentisht nga Kryetari Begaj dhe Drejtori i Arsimit Blerim Thaçi, që të sqarojnë opinionin publik lidhur me zhvillimet e fundit në gjimnazin “Hamdi Berisha” dhe menjëherë të nisin procedurat ligjore për shkarkimin e drejtorit aktual të kësaj shkolle.
Në të kundërtën çdo përpjekje e tyre për ta kaluar në heshtje edhe këtë skandal do të nxisë rritjen e pakënaqësisë dhe reagimit qytetar për të cilën Nisma dhe Begaj do të mbahen përgjegjës”, thuhet në reagim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...