Ismaili: Pas 3 vitesh pritje, e sollëm Angiografi në QKUK! - Bota Sot
Ismaili: Pas 3 vitesh pritje, e sollëm Angiografi në QKUK!

Kosova

Ismaili: Pas 3 vitesh pritje, e sollëm Angiografi në QKUK!

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 15:38
Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka kumtuar një lajm të rëndësishëm ditën e sotme.

Ai ka treguar se tashmë në QKUK, pas shumë përpjekjeve brenda muajve të fundit, ka arritur Angiografi i ri për Kardiologjinë Invazive.

Me ardhjen e Angiografit të ri, pas heqjes së listave për stentim, tani pritet të hiqet edhe lista për koronarografi, për të cilin shërbime qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar miliona euro gjatë viteve të fundit.

“Pas 3 vjet pritjeje, sot erdhi angiografi në QKUK: Jam shumë i lumtur që sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kemi arritur ta sjellim angiografin e ri nga Austria. Është për keqardhje që për shkak të keqmenaxhimeve të këtij sektori, angiografi në vlerë prej 2.1 milionë eurosh, i blerë nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2015 me paratë e qytetarëve tanë, është vonuar kaq gjatë. Si pasojë, mijëra pacientëve kosovarë u është mohuar shërbimi cilësor shëndetësor dhe në Kardiologjinë Invazive janë krijuar lista të gjata të pritjes. Sidoqoftë, ne nuk kemi zgjedhur rrugën e ankesave, të baltosjes e as të hedhjes së fajit. Ne kemi zgjedhur që të bëjmë reforma, edhe nëse kjo nënkupton rregullim i keqmenaxhimeve të së kaluarës. Urime!”, ka shkruar ministri Ismaili në Facebook. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...