Premtohen 600 vende pune në parkun industrial në Suharekë - Bota Sot
Premtohen 600 vende pune në parkun industrial në Suharekë

Kosova

Premtohen 600 vende pune në parkun industrial në Suharekë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 16:28
Pamje nga perurimi

Në komunën e Suharekës kanë nisur ndërtimet për Zonën Industriale në fshatin Shirok në të cilën pritet të punësohen afro 600 persona.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, fillimin e punimeve në këtë zonë industriale e quajti lajm të madh dhe u zotua se punimet nuk do të mbesin në gjysmë.

Ai tha se ky investim do t'u ndihmojë bizneseve e duke iu mundësuar qasje në autostradë.

Limaj: Punimet do përfundojnë një herë e mirë

 "Qeveria e ka mbajtë premtimin dhe sot zyrtarisht po i hapim punimet të cilat, këtu nuk do të kthehemi më copa - copa po do të përfundojnë njëherë e mirë ky park duke ia plotësuar kushtet elementare bizneseve dhe duke iu mundësuar bizneseve qasje edhe në autostradë", ka thënë Limaj.

Kurse ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se ky projekt i kushtoi 2.4 milionë euro MTI-së dhe njëherësh u zotua se do t'i përkrahë bizneset vendore.

Shala: Bizneseve në Kosovë do t'ua ofrojmë të gjitha kushtet

 "Ky është investim i Ministrisë së Tregtisë i cili ka vlerën afro 2.4 milionë euro dhe me këtë investim do të përmbyllet përfundimisht e gjithë infrastruktura fizike e parkut industrial në Suharekë. Sot, përmes jush dua t'i siguroj të gjitha bizneset për përkushtimin tim edhe të MTI-së që bizneseve në Kosovë t'i ofrojë të gjitha kushtet që ata ta kenë më të lehtë të bërit biznes në Kosovë", ka thënë Shala.

Ndërsa kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj premtoi se pas përfundimit të punimeve do të shtohen qindra vende të punës.

 Sipas tij, kjo zonë industriale do të jetë në leverdi të qytetarëve dhe bizneseve.

 "Në këtë zonë, me përfundimin e kësaj zone do të shtohen diku 600 vende të reja të punës, kështu që do të jetë edhe një unazë që ta bëjë shkarkimin e qytetit. Për neve është shumë me rëndësi, jo vetëm për qytetarët por edhe për bizneset", ka thënë Muharremaj.

Rikujtojmë që në prill të këtij viti, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani dhe kryetari i Suharekës Bali Muharremaj patën nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e kësaj zone.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...