Përjashtohet prokurori i rastit të Milaim Zekës

Kosova

Përjashtohet prokurori i rastit të Milaim Zekës

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 19:11
Milam Zeka

Deputeti i Kuvendit nga radhët e NismaSocial Demokrate, Milam Zeka është liruar më herët nga arresti shtëpiak.

Burime të Io bëjnë të ditur se prokurori special i rastit, Afrim Shefkiu është përjashtuar.

Kjo është bërë pas kërkesës së avokatit, Florent Latifaj  në bazë të nenit 44 të paragrafit 3 të Kodit të Procedurës Penale.

Prokuroria Speciale ka  aprovuar kërkesën e avokatit, Florent Latifaj nga Prishtina të datës 22 tetor për përjashtimin e prokurorit të PSK-së, Afrim Shefkiut, që mos ta përfaqësojë në gjykatë aktakuzën e PSRK-së, PPS,NR63/2017, ku i pandehur është Milaim Zeka e të tjerë të akuzuar për vepra penale: “pastrim i parave”, “mashtrim dhe shmangie nga tatimi”.

Arsyetimi sipas vendimit në fjalë thuhet se është dorëzuar kjo kërkesë nga avokati, Florent Latifaj, pasi që nëse prokurori i rastit, Afrim Shefkiu e përfaqëson në gjykatë këtë aktakuzë atëherë ka konflikt të interesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat