Bllokohet rruga nacionale Kaçanik – Hani i Elezit, shkaku i incidentit me punëtorët

Kosova

Bllokohet rruga nacionale Kaçanik – Hani i Elezit, shkaku i incidentit me punëtorët

Nga: Bota sot Më: 26 tetor 2018 Në ora: 19:15
Rruga Nacionale Kaçanik – Hani i Elezit

Në orët e paditës ka ndodhur një rrëshqitje e pjesërishme e një vinçi në hapësirat punuese të autostradës “Arbën Xhaferi”, konkretisht në segmentin e fundit të pjesës së urës. 

Me këtë rast, kanë pësuar lëndime 3 punëtorë, për të cilët Ministria e Infrastrukturës është informuar se kanë marrë lëndime të lehta, për të cilat Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ju dëshiron shërim të shpejtë. 

Me qëllim të sigurisë në komunikacion gjatë intervenimit të ekipeve përkatëse, rruga nacionale N2, që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë, do të bllokohet për një periudhë kohore prej 3 orëve. 

"Lusim qytetarët që të shmangin qarkullimin në këtë rrugë për kohën e përcaktuar", ka thënë Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat