Pasi drogohet vret shokun

Kosova

Pasi drogohet vret shokun

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 21:41
Liridon Uruqi dhe viktima

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj Liridon Uruqit për vrasje të rëndë, tentim vrasje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve Në një aktakuzë prej 18 faqeve është përshkruar në detaje vrasja e cila ndodhi në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit. Në aktakuzën të cilën e ka siguruar Televizioni Shatë, përshkruhet në detaje ngjarja e 28 korrikut të këtij viti, ku në vendin e quajtur “Te Lapidari” në Bresalc, i pandehuri Liridon Uruqi kishte vrarë bashkëvendësin e tij Fatlind Arifi.

Në këtë vend të quajtur “Te Lapidari” ishte shuar jeta e  Fatlind Arifit.

Ai ishte vrarë në fund të korrikut, rreth mesnatës nga dy metra largësi me armë zjarri.

Tash pas gati tre muajsh, për këtë vrasje po akuzohet bashkëvendësi i tij, Liridon Uruqi.

Ndaj tij Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’, tentim vrasje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve.

Një kopje të Aktakuzës prej 18 faqeve e ka siguruar Televizioni Shtatë.

Prokurori i rastit Agron Uka ka listuar disa nga provat që i ka Prokuroria për këtë rast.

Sipas aktakuzës, të pranishëm në këtë ngjarje kanë qenë edhe shtatë persona të tjerë.

Në dëshmitë e tyre ata kanë përshkruar momentet kritike.

Dëshmitari G.Z ka thënë se i pandehuri u kishte drejtuar armën edhe të tjerëve, para se të shkrepte në drejtim të viktimës.

Sipas këtij dëshmitari, i akuzuari i ka thënë atij që të mos tregojë se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur.

E dëshmitari tjetër K.H në deklaratën e tij, të gjithë aty që ishin të grumbulluar te vendi i quajtur “Te Lapidari” në Bresalc, kishin përdorur substanca narkotike.

Vet i akuzuari ka shprehur keqardhje për atë çfarë ka bërë.

Uruqi, armëmbajtjen pa leje e ka arsyetuar se ka qenë i kërcënuar nga një person tjetër.

Ndërkohë, bazuar në Kodin Penal, dënimi për vepra të tilla është më së paku 10 vjet burgim e deri në burgim të përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat