Selimi: Në asnjë situatë UÇK nuk ka pasur më shumë se 20 mijë luftëtarë

Kosova

Selimi: Në asnjë situatë UÇK nuk ka pasur më shumë se 20 mijë luftëtarë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 22:44
Rexhep Selimi

Çështja e veteranëve është ende një pikë shumë e diskutuar. Për këtë gjë foli edhe deputeti dhe ish komandati në Ushtrinë Çlirimtare Rexhep Selimi.

 Ai përmendi të gjitha zonat operative të Ushtrisë Çlirimtare, duke thënë se nuk është edhe aq e vështirë që të kuptohet se sa ushtarë kanë pasur të gjitha. 

Marrë totalin sipas tij, nuk është e vështirë të nxirret një numër i përafërt, e gjithashtu shtoi se në asnjë situatë, as në mobilizimin më të lartë të njerëzve në UÇK, nuk e kalon numrin 20 mijë.

Presidenti Hashim Thaçi më herët ka deklaruar se numri i veteranëve është deri në 15 mijë, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se ky numër është shumë më i lartë, dhe shkon rreth 60 mijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat