Në fundjavë mot i ngrohtë, pjesërisht vranët

Kosova

Në fundjavë mot i ngrohtë, pjesërisht vranët

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 07:20
Ilustrim

Në ditët e fundjavës vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë. Ndërkohë, nga Atlantiku një vorbull ciklonike do të depërtojë deri mbi Itali, që do të sjell masa më të ngrohta ajrore nga Afrika veriore mbi rajon, masa këto që do të kushtëzojnë mot më të ngrohtë përgjatë kësaj periudhe.

Në fillim të javës, turbullira, nga kjo vorbull ciklonike, pritet të kalojnë mbi rajonin tonë, ku pritet të sjellin vransira dhe reshje lokale shiu, kryesisht ditën e martë.

Duhet cekur po ashtu, se me depërtimin e kësaj vorbulle ciklonike, nga shkretëtirat e Afrikës, gjatë ditës së diel dhe të hënën, do të ketë edhe rritje të koncentrimit të pluhurit në atmosferë, që mund të ndikojë edhe në rritjen e indeksit të kualitetit të ajrit (AQI), apo rritjen e ndotjes së ajrit.

27.10-28.10 - Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët.

29.10 - Mot kryesisht me vranësira. Në mëngjes vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

30.10 - Mot kryesisht me vranësira, e gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu.

31.10 - Mot i mirë, pjesërisht i vranët.

Temperaturat e ajrit, do të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 12C, e maksimalet nga 20C deri në 22C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugu-juglindja 5-12m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres në vlera normale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat