Në 16 vjetorin e vrasjes së Heroit të Demokracisë, të ish kryetarit të Therandës, Ukë Bytyçi dhe dy shoqëruesit e tij; Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçi.

Kosova

Në 16 vjetorin e vrasjes së Heroit të Demokracisë, të ish kryetarit të Therandës, Ukë Bytyçi dhe dy shoqëruesit e tij; Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçi.

Nga: Haki Latifi Më: 27 tetor 2018 Në ora: 07:59
Në 16 vjetorin e vrasjes së Heroit të Demokracisë, Ukë Bytyçi dhe dy shoqëruesit e tij; Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçi.

Si njëri guximtar, i ndershëm  e që dha shumë për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, vrasja e Ukë Bytyçit para 16 viteve, pikërisht më 27.10.2002, në fshatin Leshan të Therandës, tronditi thellë në shpirt familjarët dhe të gjiithë qytetarët e Kosovës. Kriminelët e vranë pa u mbushur njëzet e katër orë pas përfundimit me sukses të zgjedhjeve të dyta lokale të Kosovës së lirë, të cilat ia zbardhën fytyrën Kosovës. Por, vrasësit mizorë, duke vrarë Ukë Bytyçin, deshën t’ia nxijnë fytyrën Kosovës, sepse këtë e bënë vetëm njerëzit dinak, me motive anti-kombëtare.

Ishte një goditje e rendë që ju bë Kosovës dhe Institucioneve të saj. Një ditë pas zgjedhjeve lokale, i cili kishte fituar besimin e mbi 60% të votuesëve, nuk ka dyshim se ishte vrasje e votës së lirë dhe aspiratave të kombit shqiptar në Kosovë.  Ishte vrasje e burrit të madh të Kosovës, ishte vrasje mizore ndaj pishtarit të demokracisë siç ishte Ukë Bytyçi. Ishte atentat mbi demokracinë dhe procesin e pavarësisë së Kosovës, ishte goditje e rëndë mbi lirinë dhe varret e mijëra dëshmorëve tanë të cilët dhanë jetën e tyre për çlirimin e Kosovës, por për ta shijuar lirinë e saj në mënyrën të denjë ashtu siç i ka hije një populli liridashës siç është ai shqiptar. Për fat të keq, kjo thikë antishqiptare ka goditur nga rasti në tjetrin dhe në çastet më delikate, pikërisht atëherë kur Kosova po bënte hapa kyçe drejtë stabilizimit dhe realizimit të aspiratave të saja për pavarësi. 

Atentati mizorë i kryer ndaj Ukë Bytyçit, i cili dha tërë ate që kishte për të mirën e popullit të vetë, i cili me tërë qenjën e tij si në luftë ashtu dhe në paqë punojë për çlirimin, përparimin dhe pavarësinë e Kosovës, shqiptarët i pati indinjuar deri në ate masë sa me të drejtë shtronin pyetjen; deri kur do të tolerohet krimi dhe vrasjet politike në Kosovë?, deri kur do të heshtet ndaj autorëve të këtyre akteve tradhëtare dhe antishqiptare të cilët e vritnin Kosovën dhe ardhmërinë e fëmijëve të saj?, pyesnin se deri kur do të vritet liria e shqiptarëve e fituar me gjak?, deri kur do të vazhdoj tragjedia dhe pikëllimi ynë kolektiv?, i cili në liri ishte dhe është shumë i rëndë, deri kur shkaktarët dhe aktorët e saj kalojnë pa u zbuluar dhe ndëshkuar para drejtësisë?! 

Pra, ka ardhur koha që popullit t’i tregohet; se kush ia vrau bijtë më të mirë?, se kush manipuluan në emër të tij?, se kush luajti me ndjenjat e tij?, se kush deshi ta vriste të ardhmën e tij?! 

Mjerisht edhe pas shumë vitesh shumë veprimtarë të LDK-së, udhëheqës dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Presidentit Rugova, që u vranë ende nuk dihen vrasësit!

Çlirimi i Kosovës nga UÇK dhe Aleanca Atlantike e NATO-s në krye me SHBA-në dhe liria e shumëpritur, ishin një dhurim Perëndie. Por, shqipfolës të shitur, vegla të Serbisë, me vrasjet e organizuara politike, shpesh herë i ngrinë buzëqeshjen popullit të shumëvuajtur të Kosovës.

Qoftë mallkimi ynë i përhershëm për ata të cilët ia shuan jetën Atdhetarit dhe ish Kryetarit Ukë Bytyçi!

Dikush do të duhej ta paguaj gjithë këtë tmerr që ua sollën familjarëve dhe popullit shqiptar. 

Kosova edhe sot vazhdon të ecë në rrugën e vet të Lirisë dhe të demokracisë, por e gjymtuar pa kuadrot dhe intelektualët e vërtetë që do t'i mungojnë në çdo çast e që u kriminalizuan në pikë të ditës rrugëve të trojeve shqiptare!

Por , qytetarët e Kosovës, familjarët e Atdhetarëve të vrarë, me peshën e dhembjes do të ecin me ngulm që t'u ç’jerrin maskat atyre që deshtën dhe duan t'ia verbërojnë sytë fëmijëve tanë, atyre që duan gjithëherë ta mbajnë peng lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, atyre që do duhet të përfundojnë aty ku e kanë vendin. 

Ukë Bytyçi do të mbetet si njëri ndër trimat më të mëdhenj në historinë më të re të Kosovës, si burrë i guximshëm, energjik e i mençur, që veproi për vendin e vet pa u ndalur kurrë. I tillë ishte Ukë Bytyçi, gjithmonë i gjallë, energjik, punëtor e i urtë. Ai, jetoi me nderë dhe luftoi e fitoi me dinjitet të gjitha betejat kombëtare e politike.

Mallkuar qofshin ata që i frymëzuan, ushqyen dhe i ushtruan krimet mbi njerëzit e pafajshëm, mbi figurat që i dhanë emër lirisë, mbi kolosët e kombit.
Qytetarët e vendit do ta përkujtojnë dhe nderojnë përherë simbolin e Therandës, themeluesin e LDK-së dhe luftëtarin e lirisë, Ukë Bytyçin.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, që aq fortë e deshte me laps e pushkë, duke i dal Zot përherë me ballë krenarë.
Lavdi të qoftë nga mbarë kombi shqiptarë!

Lavdi u qoftë për jetë e mot martirëve të lirisë dhe demokracisë Ukë Bytyçit, Bajram Bytyçi dhe Bafti Bajrami! 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat