Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë? - Bota Sot
Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Kosova

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 08:17
Prishtina

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës organizon Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Sistemi i arsimit, tregu i punës dhe zhvillimi ekonomik: sfidat dhe perspektivat” (Salla e ASHAK-ut, ora 10:00)

Mbahet manifestimi gjithëkombëtar “Dita e plisit” (Në ora 10:00 bëhen homazhe tek shtatorja e Isa Boletinit në Mitrovicë dhe pastaj manifestimi vazhdon në Boletin)

Përkujtohet në 20 vjetorin e rënies dëshmori Xajë Jashari (Shkolla Fillore “Liria” në Strofc të Vushtrrisë, ora 11:00)

Aksion pastrimi në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Rruga Gjakovë – Deçan (afër ETC), Gjakovë ora 12:00).

Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës voton për zgjedhjen e Myftiun të Kosovës për mandatin e ri 2018-2023. (Salla e konferencave në selinë e Kryesisë së BIK-it, ora 12:00)

Aleanca Kosova e Re shpallë zyrtarisht zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet. (Hotel “Emerald”, ora 13:00)

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj merr pjesë në takim me strukturat drejtuese të degëve në Skenderaj dhe Drenas ( Restorant Freskia, Skenderaj, ora 16:00).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...