I jepet lamtumira ish të burgosurit politik nga Podujeva

Kosova

I jepet lamtumira ish të burgosurit politik nga Podujeva

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 10:09
Nazmi Llapashtica

Mbrëmë është ndarë nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Nazmi Llapashtica.

Të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit me c’rast do të varroset sot në ora 14:00, në fshatin Dyz të Komunës së Podujevës.

Ndryshe, Llapashtica ka lindur në fshatin Dyz të Podujevës më 02.11.1947. Ai i takon gjeneratës së të burgosurve të viteve të 80-ta, të cilët ishin dënuar nga regjimi jugosllav për veprimtarinë e tyre kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat