Lladrovci i përgjigjet Xhemajlajt: Në Drenas sundon ligji o Isë

Kosova

Lladrovci i përgjigjet Xhemajlajt: Në Drenas sundon ligji o Isë

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 11:08
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka dhënë një përgjigjje fushatës elektorale të opozitës në Drenicë.

Lladrovci me këtë rast, ka thënë se disa parti në Drenicë, po duan të sjellin frymë disfatiste dhe me dezinformata sipas tij, po tentojnë të përçajnë qytetarët.

I pari i Drenasit, përmes një statusi në Facebook iu ka refeferuar ish kandidatit të Nismes, Isa Xhemajlajt për deklarimet këtij të fundit se në Drenas sundon monarku. Ndërsa, Lladrovci  thotë se “Në Drenas sundon ligji, o Isa Xhemajlaj!”.

Më poshtë gjejeni të plotë statusin e Lladrovcit në Facebook:

Në Drenas sundon ligji, o Isa Xhemajlaj!

Përgjigje fushatës elektorale të opozitës në Drenicë. Edhe pse nuk jemi në fushatë elektorale, disa parti, në Drenicë, duan të sjellin frymë disfatiste dhe me dezinformata të përçajnë qytetarët.

Po, në Drenas sundon ligji dhe për këtë jam krenar. Drenasi qeveriset me ligj, për shkelësit e ligjit, jam i pamëshirshëm. I denoncoj ata dhe nuk bashkëjetoj me krimin as shkelësit e ligjit.

Aty ku sundon ligji, për shkelësit e ligjit, zbatuesit e ligjit janë të papërshtatshëm, shumë të papërshtatshëm. Për shkelësit e ligjit, të gjithë zbatuesit e ligjit janë të pashpirt.

Isa Xhemajlaj, tash zëvendësministër, asgjë të paligjshme nuk mund të bëj në Drenas. Jo ai, por askush. Sepse, ne jemi zotuar se do ta zbatojmë ligjin për të gjithë njëjtë dhe askush nuk ka imunitet përball tij. Këtë tashmë e kanë provuar jo vetëm Isa po edhe isat tjerë të Nismës dhe të gjitha partive pa dallim.

Kjo është praktikë e panjohur për Isa Xhemajlajn dhe mentorët e tij.

Kur e kam marrë mandatin, jam zotuar për zbatim të ligjit, transparencës dhe llogaridhënies.

Ligji i aprovuar nuk negociohet, vetëm zbatohet.

Për këtë, janë dëshmi për Drenasin dhe mua personalisht nga shumë institucione të nivelit qendror, organizatat e huaja qeveritare dhe joqeveritare, për zbatimin e ligjshmërisë. Jam krenar me këtë. Edhe qytetarët tanë janë krenar me shërbimet që i ofron komuna për ta.

Qytetari është i barabartë para ligjit. Kjo i pengon të emëruarve opozitar të Drenicës në nivelin qendror. Isa Xhemajlaj, nuk mund të jesh mbi ligjin.

Sa për investitorë, rrugët e mia jashtë vendit, madje edhe biletat e hyrjes në stadiume, t’i bëj publike, kurdo që i kërkon, nëpërmjet qasjes në dokumentet zyrtare dhe shpenzimet e kryetarit.

Herët ia ka filluar dezinformatave Isa, zgjedhjet e ardhme komunale janë në vitin 2021. Deri atëherë, ndërto ndonjë program apo çfarëdo qoftë për të mirën e qytetarëve të Drenasit apo funksionit që bart, jo dezinformata të ulëta. Ndryshe, më detyron prapë, të merrem me mentorët Tuaj!

Në Drenas sundon ligji, Isa!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat