Punëtori që mbeti i varur në vinç: E thirra gruan në telefon, e pyeta çka ka përgatitur për darkë

Kosova

Punëtori që mbeti i varur në vinç: E thirra gruan në telefon, e pyeta çka ka përgatitur për darkë

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 20:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përparim Sadiku, punëtor i kompanisë, “Bechtel Enka”, kishte mbetur rreth dy orë i varur në vinç si pasojë e rrëzimit të njërit prej trarëve të autostradës, “Arbën Xhaferi”.

Ai, ka treguar për momentet gjatë kohës sa ka qëndruar i varur.

Sadiku ka thënë se gjatë kohës që rrinte aty, ka telefonuar edhe familjen.

Ai ka folur përmes telefonit me bashkëshorten e tij, por nuk i ka treguar se si ishte puna.

“E thirra edhe gruan në telefon. E pyeta se çka ka përgatitë për darkë”, tha ai.

Nëna e tij ka treguar se kishte marrë një telefonatë nga dikush, duke u mërzitur shumë se diçka do të mund t’i kishte ndodhur djalit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat