Javë me shi

Kosova

Javë me shi

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 07:20
Foto ilustruse

Gjatë ditës së sotme, do të jetë mot i ngrohtë, kryesisht me vranësira. Në mëngjes në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu.

Të martën mot kryesisht me vranësira. Gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima.

E mërkura me mot të ngrohtë, pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell.

Të enjten mot i ngrohtë, kryesisht me vranësira. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Ditën e premte, mot shumë i ngrohtë, pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell, sipas Prishtina Weather.

Temperaturat e ajrit, mbesin të larta, ndjeshëm mbi vlera mesatare, me tendencë të rritjes së mëtutjeshme. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 13C, e maksimalet nga 20C deri 23C, e të premten edhe deri në 25C.

Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga juglindja 5-15m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet lartë mbi vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat