Haradinaj e lavdëron Ahmetin, ky ia përmend rrëzimin e qeverisë

Kosova

Haradinaj e lavdëron Ahmetin, ky ia përmend rrëzimin e qeverisë

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 09:36
Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Prishtinës sot kanë mbajtur një takim. Pas këtij takimi, të dy kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë folur temat për të cilat kanë biseduar.

Haradinaj e ka lavdëruar Ahmetin, duke thënë se shumica e punëve në kryeqytet kanë përfunduar me sukses dhe kjo është meritë e Ahmetit, për propozimet e tij dhe bashkëpunimin me nivelin qendror.

Ndërsa Ahmeti u pyet edhe nënshkrimet e deputetëve të partisë së tij (PSD), për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj. Ahmeti tha se përkundër takimit të sotëm, partia e tij ka shprehur pakënaqësitë ndaj punës së qeverisë në vazhdimësi.

“Ne s’kemi ndërruar qëndrim, fakti që i kemi dhënë 12 nënshkrime mendoj që e tregon se nuk pajtohemi me plot politika të kësaj qeverie. Kryeministri është Kryeministër, ka vizituar shumë komuna të cilat udhëhiqen nga opozita, por deri sa deri sa të rrëzojmë e kemi Kryeministër të Kosovës. Ia kemi bërë të ditur pakënaqësitë tona vazhdimisht. Sot ishte takim në mes të kryetarit të Komunës dhe Kryeministrit. Ne do të bashkëpunojmë për të mirën e kryeqytetit. Në komunën e Prishtinës jemi koalicion me AAK’në, por i kemi rolet e ndryshme”, është shprehur Ahmeti.

***

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shkuar për një vizitë pune në Komunën e Prishtinës.

Në këtë takim, ai është pritur nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti mr të cilin do të diskutojnë për punët që janë bërë në kryeqytet.

Sipas Haradinajt, që nga takimi i parë i përbashkët Qeveri-Prishtinë ka pasur një rezultat të mirë, nga i cili ka dalë edhe Ligji për Prishtinën dhe janë dakorduar për kryerjen e disa punëve të tjera, siç është edhe Unaza e Prishtinës, projekt ky i rëndësishëm për kryeqytetin.

Me këtë rast, Haradinaj i ka dhënë Ahmetit një listë të detyrave.

Haradinaj vizitë pune në Komunën e Prishtinës (Drejtpërdrejt)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po zhvillon një vizitë pune në Komunën e Prishtinës, ku pritet të takohet me kryetarin, Shpend Ahmeti.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat