Mustafa me Sumën, diskutojnë për përmirësimin e shërbimit të gjendjes civile

Kosova

Mustafa me Sumën, diskutojnë për përmirësimin e shërbimit të gjendjes civile

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 14:51
Refki Suma dhe Ekrem Mustafa

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa është takuar sot me kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma.

Në këtë takim u diskutua lidhur me çështjen e sigurisë në këtë komunë me ç’rast ministri Mustafa theksoi se bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe atij lokal është shumë i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve.

Ndërsa Suma e njoftoi ministrin Mustafa lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet kjo komunë, sa i përket situatës së sigurisë dhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim u diskutua edhe për përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile, në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile, sistem ky që u lehtëson qytetarëve pajisen me dokumente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat