Mustafa dhe Suma bisedojnë për sigurinë në Hanin e Elezit

Kosova

Mustafa dhe Suma bisedojnë për sigurinë në Hanin e Elezit

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:21
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe kryetari i komunës së Hanit të Elezit

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe kryetari i komunës së Hanit të Elezit në një takim që kanë zhvilluar sot kanë biseduar për çështjen e sigurisë në këtë komunë.

Mustafa ka theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe atij lokal në shërbim të qytetarëve.

Në anën tjetër Suma ka njoftuar atë me sfidat me të cilat ballafaqohet komuna që ai drejton, përfshirë këtu edhe situatën e sigurisë, njofton Klan Kosova.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për përmirësimin e shërbimeve civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat