Qindra shtetas të Kosovës presin të largohen nga Kosova

Kosova

Qindra shtetas të Kosovës presin të largohen nga Kosova

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:59
Foto

?Një konkurs i hapur për 2 mijë vende pune në Gjermani ka bërë që qindra qytetarë të mblidhen para shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.

Kompania gjermane, që ofroi vende përmes një kompanie në Kosovë, njoftimin e patën shpërndarë në rrjete sociale për të treguar se ku do të mbajnë takime me aplikuesit nga Kosova, e siç shihet në fotografi, interesimi për të punuar në Gjermani nga ana e kosovarëve ka qenë shumë i madh.

Ndërkohë, në njoftimin e kompanisë gjermane thuhej: “në këtë takim do të informoheni se si duhet aplikuar, ku do të punoni, sa është rroga dhe çfarë ju sigurojmë tjetër jashtë kontratës së punës”.

Pavarësisht se qytetarët ende nuk i dinë kushtet e punës atje, interesimi për t’u larguar nga Kosova ishte shumë i madh.

Shoqëria civile ka reaguar gjithandej duke thënë se kjo duhet të jetë shqetësuese për të gjithë zyrtarët në vend.

Bashkangjitur me njoftimin për konkursin kanë qenë edhe këto fotografi.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat