Mbahet takimi i 157-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Kosova

Mbahet takimi i 157-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 08:55
Këshilli Prokurorial i Kosovës

KPK-ja ka miratuar në vijim dokumentin e politikave për trajnimin e prokurorëve të shtetit dhe stafit administrativ.

Këshilli Prokurorial të Kosovës, nën udhëheqjen e Kryesuesit Blerim Isufaj, ka mbajtur takimin e 157-të me radhë, në të cilin janë diskutuar dhe miratuar dokumentet dhe aktet e përcaktuara në rendin e ditës.

Këshillit Prokurorial i Kosovës ka aprovuar Raportin për aktivitetet dhe rekomandimet e Koordinatorit kombëtar për luftimin e krimeve ekonomike për periudhën prill – qershor 2018, i cili përmbledh analizat, konstatimet, kompetencat e zgjeruara të konfiskimit të pasurisë së paligjshme, duke renditur objektivat e veprimit përgjatë periudhës përkatëse.

Në vijim të takimit të sotëm të KPK-së është aprovuar edhe Raporti i Komisionit për shqyrtimin e përshtatshmërisë së kandidatëve, të cilët janë nominuar nga radhët e shoqërisë civile për anëtar të KPK-së, me ç’rast është konstatuar se numri i kandidatëve të nominuar për pozitën e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Shoqërisë Civile nuk i plotëson kriteret e parapara ligjore, andaj duhet të përsëriten procedurat e shpalljes së konkursit të ri.

KPK-ja ka miratuar në vijim dokumentin e politikave për trajnimin e prokurorëve të shtetit dhe stafit administrativ, dokument ky, i cili është hartuar në bazë të mandatit për ngritjen e kapaciteteve profesionale të prokurorëve dhe stafit administrativ, me ç ‘rast, Këshilli vlerësoi lart rëndësinë që kanë trajnimet, me qëllim të përmbushjes së detyrave, strategjive dhe planifikimeve të sistemit prokurorial, si dhe do t’i propozojë Akademisë së Drejtësisë udhëzimet për trajnime për vitin 2019.

Gjithashtu, Këshilli ka bërë edhe shqyrtimin e kundërshtimeve ndaj Raportit për vlerësimin e dytë të performancës së 12 prokurorëve me mandat fillestar, me ç’rast mori vendim për transferimin gjashtëmujor të dy prokurorëve nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin e Krimeve të Rënda. ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat