Vazhdon aktiviteti për pastrimin e deponive ilegale në Drenas

Kosova

Vazhdon aktiviteti për pastrimin e deponive ilegale në Drenas

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 16:17
Aksioni

Ne kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, komuna e Drenasit, është duke vazhduar aksionin për pastrimin e deponive ilegale për të krijuar një ambient sa me të pastër.

Këtij aksioni i është bashkëngjitur edhe ndërmarrja e Ferronikelit për pastrimin e deponive ilegale. 

Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi ka falënderuar ndërmarrjen e Ferronikelit që i është përgjigjur këtij aksioni për një ambient me të pastër dhe ka lutur të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit që mos të hedhin mbeturina dhe të mos krijojnë deponi ilegale, ndryshe do të gjobiten nga inspektorët komunal.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat