Krerët e komunës vizituan projektet që po realizohen në Pozharan dhe Viti

Kosova

Krerët e komunës vizituan projektet që po realizohen në Pozharan dhe Viti

Nga: Aziz Zuka Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 19:21
Pamje nga vizita

Në Komunën e Vitisë  janë duke vazhduar  punimet në realizimin e projekteve të shumta, në veçanti të atyre infrastrukturore. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zv. Kryetari Hasan Aliu si dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira kanë vizituar për së afërmi punimet që po bëhen në Pozharan dhe Viti.

Në Pozharan ata përcjellën për së afërmi punimet që po bëhen në asfaltimin e rrugës “Sabit Zuka” nga Ura e Kurteshit e deri te rruga e Lagjes Zuka qe lidhet me rrugen e asfaltuar Pozharan-Sllatinë e Ulët, rrugë kjo që do të lidhë në një distancë më të shkurtër këtë lokalitet me Sllatinën e Epërme dhe Sllatinën e Poshtme por edhe me qytetin e Vitisë.

Ata në qytetin e Vitisë vizituan punimet që po bëhen në rregullimin e dy rrugëve bujqësore në Viti dhe trotuarin tek shkolla e mesme e ultë “Dëshmorët e Kombit” në Viti. Kryetari Haliti ndër tjerash tha se kjo komunë po vazhdon me realizimin e projekteve të ndryshme duke potencuar se projektet të cilat i vizituan ata sot ata janë në interes të banorëve të këtyre lokaliteteve por edhe të lokaliteteve për rreth pasi që shkurtohet rruga e arritjes nga një lokalitet në lokalitetin tjetër.

Kurse lidhur me rrugët bujqësore ai u shpreh se përveç projekteve të tjera të cilat po realizohen në dobi të fermerëve vitias me partnerë të ndryshëm duke mbështetur fermerët me pajisjet të ndryshme dhe trajnime por po punojnë edhe në krijimin e një infrastrukture bujqësore që fermerët vitias të kenë më lehtë qasjen në parcelat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat