Moti për ditën e nesërme

Kosova

Moti për ditën e nesërme

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 20:16
Ilustrim

Situata meteorologjike nesër mbi vendin tonë do të mbetet stabile, si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik, të cilat ishin stacionuar mbi vendin tonë ditë më parë.

Në fushat termike nuk do të kemi ndryshime të theksuara, kështu që vlerat e tyre si në temperaturat minimale, po ashtu edhe në maksimalet e ditës do të mbesin pothuaj konstante me ditët e kaluara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-23gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të vazhdojë t’i mbajë vlerat e larta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga  jugperëndimi, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat