Limaj flet për vizat dhe delegacionin që e udhëheq për bisedimet me Serbinë

Kosova

Limaj flet për vizat dhe delegacionin që e udhëheq për bisedimet me Serbinë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 22:38
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i votuar në qeverinë e Kosovës për të udhëhequr dialogun Kosovë- Serbi ka thënë se nëse do të drejtoj këtë proces, atëherë ai është zotuar se kurrë delegacioni që ai e drejton nuk do të kthehet me marrëveshje të dëmshme për vendit.

Limaj thotë se mund të mos bëjnë fare marrëveshje, por vendit nuk i sjellin marrëveshje të dëmshme.

“Unë nuk shkoj në bisedime pa ditur cakun. Unë nuk ja nisi dialogut, nëse nuk dal me njohje nga Serbia. Dialogu ka rregulla. Nëse s’kem zotim paraprak që një marrëveshje e mundshme sjellë njohje reciproke nga Serbia. Kosova i ka temat e veta. Të pagjeturit, dëmshpërblimet e luftës, dhe tema të tjera. Serbia na ka miliarda euro borxhe”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.

Limaj me pas ka folur edhe për liberalizimin e vizave.

“Jam optimist Komisioni Evropian e ka dhënë rekomandim pozitiv për vizat. Kosova i ka kryer detyrat, dhe tani presim me optimizëm që edhe BE të kryej detyrat e saj. Unë jam zhgënjyer edhe deri tash. Është padrejtësi që i është bërë Kosovës duke e izoluar. Nuk mund të trajtohet Kosova ndryshe se tjerat”, ka theksuar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat