Edhe sa shkolla i duhen Komunës së Malishevës? Flet kryetari Begaj

Kosova

Edhe sa shkolla i duhen Komunës së Malishevës? Flet kryetari Begaj

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Sot Përurohet objekti i ri i shkollës “Gjergj Kastrioti” në Llozicë të komunës së Malishevës.

Në ceremoni marrin pjesë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj; ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Kryetari I Malishevës, Ragip Begaj tha për Ballkani.info se Komunës së Malishevës i duhen edhe katër shkolla për t’u kompletuar infrastruktura e arsimit.

“Duhen edhe katër shkolla tjera për të kompletuar infrastrukturën e arsimit në Komunën e Malishevës”, tha Begaj.

Komuna e Malishevës pasluftës kishte mungesë të theksuar shkollash. Kjo Komunë u qeverisë në fillim nga LDK, pastaj PDK e prej vitit 2013 qeveriset nga Nisma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat