Në fundjavë mot i ngrohtë - Bota Sot
Në fundjavë mot i ngrohtë

Kosova

Në fundjavë mot i ngrohtë

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 06:50
Ilustrim

Edhe ditëve të fundjavës rajoni ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike si dhe masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojnë të favorizojnë mot stabil dhe më të ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Mirëpo, masa të ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi Mesdheun perëndimor, gradualisht gjatë javës së ardhshme do të shtrihen edhe mbi vendin tonë duke zbritur lehtë temperaturat afër vlerave mesatare.

3.11 - Mot shumë i ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.

4.11 - Mot i ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.

5.11-6.11 - Në fillim të javës do të mbajë mot i mirë, të hënën me vranësira dhe intervale me diell, e ditën e martë priten kthjellime.

7.11 - Mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, pas rritjes ditëve të fundit, gradualisht nga java e ardhshme do të zbresin pak rreth vlerave mesatare. Minimalet në fundjavë do të zbresin deri në 9C, e në fillim të javës deri në 4C, e maksimalet do të luhaten nga 21C deri në 24C, e më pas do të zbresin në 16C deri 19C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare nga jugu-juglindja 2-6m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por mbetet mbi vlera normale. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...