Gjuha kroate në UP

Kosova

Gjuha kroate në UP

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 13:11
Fakulteti i Filologjisë

Nesër në Fakultetin e Filologjisë fillon kursi i gjuhë kroate 1 me profesoreshën nga Universiteti i Zagrebit, Ivanqica Bankoviq-Mandiq.

Në hapje të këtij kursi do të marrë pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës, Marija Kapitanovic, ndërkaq nikoqire e saj do të jetë dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Linditë Sejdiu Rugova.

Sipas Ambasadës, një moment i tillë shënon një kthesë të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkakademik ndërmjet të dyja institucioneve meqë edhe nga marsi 2019, në Universitetin e Zagrebit do të fillojë të mbahet kursi i shqipes për nevoja të gjuhësisë nga profesorët e departamentit të Gjuhës shqipe nga Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina".

“Këto iniciativa do të çojnë drejt forcimit të iniciativës së përbashët për formimin e një lektorati të përhershëm të kroatishtes në Prishtinë dhe të shqipes në Zagreb”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat