KEDS lë të bllokuar dhe në terr nëntë familje në fshatin Caparc

Kosova

KEDS lë të bllokuar dhe në terr nëntë familje në fshatin Caparc

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 14:04
Ilustrim

Vendi jonë vazhdon të ballafaqohet me ndërprerjen e energjisë elektrike.

Reduktimet e ashpra kanë bërë që shumë qytetarë e biznese shpesh të reagojnë dhe të shprehin indinjatën e tyre kundrejt KEDS-it.

Madje një lagje në fshatin Caparc të Komunës së Prizrenit ka dy ditë që është në terr të plotë.

Banorët e kësaj lagjeje jo vetëm që nuk kanë energji elektrike, por edhe janë të rrezikuar nga teleat e rrymës, të cilët janë të shpërndarë shumë afër shtëpive.

Kësisoj nëntë familje kanë mbetur të bllokuara, madje banorët kanë thënë se KEDS-i dhe Komuna e Prizrenit janë të njoftuar për shqetësimet e tyre dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat