Zjarri djeg 10 hektarë mal në Domorovc të Ranillugës, s’ka viktima

Kosova

Zjarri djeg 10 hektarë mal në Domorovc të Ranillugës, s’ka viktima

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Një zjarr që ka shpërthyer pasditen e sotme në komunën e Ranillugës është lokalizuar në orët e mbrëmjes dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, me përjashtim të dëmeve materiale.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar përmes telefonit për media, se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin rreth orës 19.00.

“Zjarri ka shpërthyer në fshatin Domorovc të Ranillugës, në një mal ku janë djegur 10 hektarë. Arsyet e shpërthimit të zjarrit ende nuk dihen”, tha Hashani.

Policia e Kosovës, së bashku me ekspertët për zjarre, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat