Arratisja e dy të burgosurve nga burgu i Lipjanit, flet drejtori i Burgjeve

Kosova

Arratisja e dy të burgosurve nga burgu i Lipjanit, flet drejtori i Burgjeve

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 11:49
Burgu i Lipjanit

Për arratisjen e dy të miturve nga Burgu i Lipjanit, është deklaruar sot edhe drejtori i Burgjeve, Nehat Thaçi. Thaçi ka thënë se hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar, derisa ka thënë se atyre u ka ndihmuar dikush që të arratisen.

Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi, ka folur për arratisjen e dy të miturve nga Burgu i Lipjanit.

Thaçi ka thënë se dy të burgosurve u ka ndihmuar dikush që të arratisen.

"Hetimet lidhur me këtë çështje janë duke u zhvilluar. Janë suspenduar dy zyrtarë policorë. Dy të burgosurit kanë ikë gjatë ditës, i kanë kapërcyer gjitha rrethojat e burgut. Pra kanë arritur që të kalojnë telin. Atyre u ka ndihmuar dikush, ka shënime se një automjet i dyshimtë ka pritur jashtë Qendrës Korrektuese të Lipjanit”, ka thënë Thaçi.

Por, Thaçi ka mohuar që zyrtarët e burgjeve kanë pasur dorë në arratisjen e tyre, vetëm se ka thënë se ka pasur pakujdesi nga ana e tyre.

Si pasojë, ka ardhur edhe të suspendimi i dy prej tyre.

“Nuk dyshohet se zyrtarët kanë pas të bëjnë me arratisjen e tyre, vetëm se ka pasë pakujdesi nga ana e tyre”, tha Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat