Ministri Gashi: Paraja publike të orientohet aty ku është më e nevojshme

Kosova

Ministri Gashi: Paraja publike të orientohet aty ku është më e nevojshme

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 16:10
Pamje nga takimi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka shprehur përkushtimin që paraja publike të menaxhohet sa më mirë dhe të orientohen aty ku është më e nevojshme dhe më prioritare, duke u munduar që mos të bëjnë gabime gjatë punës.

Ai këto komente i bëri në takimin për sqarimin e rekomandimeve të dala nga raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit mbi gjetjet për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Ndër të gjeturat që janë diskutuar në takim kanë qenë llogaritë bankare të institucioneve vartëse të MKRS-së të cilat nuk janë të autorizuara nga thesari, kompensimi i punëtorëve profesional dhe atyre ndihmës të Institutit Arkeologjik të Kosovës (IAK) dhe të MKRS-së për punën në teren përkundër shfuqizimit të vendimit nga ana e Qeverisë, etj.

Ministri Gashi tha se i pranon vërejtjet, duke e vlerësuar punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit si një ndihmesë të jashtëzakonshme për menaxhim më të mirë të ministrisë.

Ai u shpreh se rekomandimet e ZKA-ja ndihmojnë ministrinë të evitojë gabimet e bëra gjatë punës, ndërsa i siguroi përfaqësuesit e ZKA-së se do të tregojnë angazhimin maksimal për të eliminuar të gjeturat, në mënyrë që raporti i ardhshëm të jetë i pastër për MKRS-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat