Kosova dhe Maqedonia nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Kosova

Kosova dhe Maqedonia nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 16:36
Isa Xhemajlaj dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë, Agim Nuhiu.

Qendra Kombëtare për Menaxhim e Kufirit e Republikës së Kosovës dhe Qendra Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Integruar të Kufirit e Republikës së Maqedonisë, kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufijve.

Memorandumi i bashkëpunimit me autorizim të ministrit Ekrem Mustafa, u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Isa Xhemajlaj dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë, Agim Nuhiu.

Më këtë marrëveshje, Qendra Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Integruar të Kufirit të Republikës së Maqedonisë dhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Republikës së Kosovës, në kuadrin e perspektivës evropiane të dy vendeve, do të nxisin edhe më tej bashkëpunimin dy-palësh, në kontekstin e menaxhimit të integruar të kufijve, për të shkëmbyer informacion në kohë reale lidhur me kalimet kufitare.

Gjithashtu, në këtë marrëveshje është paraparë edhe respektimi i procedurave të sigurisë dhe dispozitave ligjore të dy vendeve, bazuar në të drejtën ndërkombëtare, si dhe brenda legjislacionit kombëtar, në kontekstin e bashkëpunimit të tyre me qëllim qarkullim më të shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave në pikat e përbashkëta kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat