Zjarrfikësit u kthehen protestave

Kosova

Zjarrfikësit u kthehen protestave

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 06:49
Foto arkiv

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka njoftuar se do t’u kthehet protestave, për shkak të mos realizimin e kërkesave të tyre nga institucionet qeveritare.

Sindikata ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, në zyrat e BSPK-së do të mbajë konferencë ku do të informohet publiku dhe institucionet lidhur me vendimet dhe qëndrimet e Sindikatës që të fillojnë aplikimin e masave sindikale, “riaktivizimin e protestës”.

“Ky reagim vjen si pasojë e akumulimit të problemeve të krijuara në këtë shërbim emergjent i domosdoshëm dhe mos gatishmërisë së institucioneve për të zgjidhur problemet, të cilat në vazhdimësi e përcjellin këtë shërbim emergjent”, ka thënë kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka.

Zjarrfikësit edhe më parë kanë pasur protesta, ku kanë kërkuar kushte më të mira për punë dhe rritje të pagave, dhe rregullimin e statutit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat