Nesër në Kosovë, mot kryesisht me diell

Kosova

Nesër në Kosovë, mot kryesisht me diell

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së nesërme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik në Kosovës, në vendin tonë gjatë ditës së nesërme do të mbretërojë mot kryesisht me diell.

Përmes njoftimit, IHMK ka bërë të ditur se, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

“Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat