Një këmbësor goditet me motoçikletë

Kosova

Një këmbësor goditet me motoçikletë

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 10:45
Foto

Një person është goditur nga një motoçikletë sot afër TEB Bankës në Mitrovicë, ndërsa i lënduari ndodhet në spital për trajtim dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Bekim Peci, toger nga Njësia e Trafikut të policisë në Mitrovicë, i cili ishte në vendngjarje, ka bërë të ditur për KosovaPress se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:20, ndërsa dyshohet se viktima është goditur derisa po kalonte rrugën.

 Sipas tij, policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke punuar në zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Ndryshe, pas këtij aksidenti është krijuar një trafik tejet i rënduar në qendër të qytetit të Mitrovicës, duke sjellë kolona të automjeteve për rreth gjysmë ore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat