Në Viti Forumi Lokal i Trashëgimisë Kulturore mbajti takimin e dytë - Bota Sot
Në Viti Forumi Lokal i Trashëgimisë Kulturore mbajti takimin e dytë

Kosova

Në Viti Forumi Lokal i Trashëgimisë Kulturore mbajti takimin e dytë

Nga: Aziz Zuka Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 16:26
Fto nga Puntoria e Forumit Likal për Mbrojtjën e Trashigimisë kulturore në Viti

Në focus të diskutimit në këtë punëtori ishte se sit ë mbrohët trashigimia kulturore përmes normave legjislative  dhe sistemin e mbrojjtjës së trashigimisë kulturore

Në Viti është mbajtur sot takimi i dytë i Forumit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Komunës së Vitisë. Në kuadër të këtij takimi është mbajtur edhe një punëtori në të cilën është folur mbi Legjislacionin dhe sistemin e mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në Kosovë, sistemin e planifikimit hapësinor dhe ndërlidhja me Trashëgiminë Kulturore në Kosovë, zhvillimin e Turizmit Lokal bazuar në Trashëgiminë Kulturore por edhe mbi gjendjen dhe planet e Komunës së Vitisë në Trashëgiminë Kulturore në këtë komunë.

Po ashtu grupet punuese kanë përgatitur dhe prezantuar SWOT analizën mbi këtë temë. Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë Kryetari Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira, Drejtori i DKRS-së Milot Lala si dhe përfaqësues të tjerë të angazhuar në këtë forum.

Kurse bëhet me dije se ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit ”Cultural cross-border exchange initiative (MAKS FORUM)”, Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHëB Kosovo).

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...