Fundjava kryesisht me diell

Kosova

Fundjava kryesisht me diell

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 06:54
Ilustrim

Edhe në fundjavë mot i mirë dhe kryesisht me diell.

Edhe gjatë ditëve të ardhshme rajoni ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike, të cilat në fillim të javës së ardhshme pritet të fuqizohen edhe më tutje. Ndërkohë nga Afrika veriore masa më të ngrohta ajrore do të shtrihen edhe mbi vendin tonë duke favorizuar ende temperatura, ndjeshëm mbi vlera mesatare. Nën këto kushte në vise të ulëta në orët e mëngjesit paraqiten edhe mundësi për mjegull.

Ditëve të fundjavës, për shkak që nuk parashihet qarkullim i mjaftueshëm ajror, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të rriten në vlera të pashëndetshme, kryesisht orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës.

10.11-11.11 - Mot i mirë, kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull.    

12.11 - Mot i mirë, kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mjegull.

13.11 - Mot i mirë, kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull, e vende-vende edhe ngrica.

14.11 - Mot pjesërisht i vranët. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull, e vende-vende priten edhe ngrica.

Temperaturat e ajrit, vazhdojnë të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 0C deri në 2C, e maksimalet nga 16C deri në 17C, e nga mesi i javës së ardhshme pritet të zbresin deri në 14C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga lindja e juglindja 1-3m/s. Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale me tendenca të rritjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat