Aksidentet rrugore, kërkohet shtim i patrullimit policor

Kosova

Aksidentet rrugore, kërkohet shtim i patrullimit policor

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë javës së ardhshme do të takohet me zyrtarë të Policisë së Kosovës, ku do të kërkojë shtimin e patrullimit deri në krijimin e Policisë së kryeqytetit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugore.

Ai në një status në Facebook ka postuar një foto ku shihen shtyllat antiparking në Prishtinë, të cilat janë goditur nga veturat.

“Dy aksidente sot në Prishtinë ku shtyllat antiparking parandalojnë ndonjë tragjedi më të madhe. Gjatë javës do të takohem me Policinë për të kërkuar shtimin e patrullimit deri në krijimin e Policisë së Kryeqytetit”, shkruan Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat