Gllogjani brenda javës me të gjitha rrugët e asfaltuara - Bota Sot
Gllogjani brenda javës me të gjitha rrugët e asfaltuara

Kosova

Gllogjani brenda javës me të gjitha rrugët e asfaltuara

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 12:03
Gllogjan

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të hënën ka inspektuar fillimin e asfaltimit të rrugëve në Gllogjan të Deçanit.

Këto punime të fazës së dytë të projektit për Gllogjanin, kushtojnë rreth 650 mijë euro dhe pritet të përfundojnë brenda kësaj jave.  Me përmbylljen e këtyre punimeve, Gllogjanit nuk i mbetet asnjë rrugë e pa asfaltuar.

Lekaj tha se ky investim është i vonshëm për një vend me merita të mëdha për lirinë e vendit.

Ndërsa kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj e falënderoi ministrin Lekaj për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Deçanit dhe tërë komunave në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...