Fëmijët me aftësi të kufizuara kryejnë shkollën, por nuk dinë shkrim as lexim

Kosova

Fëmijët me aftësi të kufizuara kryejnë shkollën, por nuk dinë shkrim as lexim

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Strategjia Nacionale për të Drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë 2013-2023 ka qenë temë e diskutimit në Komisionin për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Për strategjinë është thënë se përkundër  që ka disa arritje ende ka shumë punë për t’u bërë.

Në këtë komision ishin paraparë që të raportojnë ministri i Punës Skënder Reqica, ministri i Arsimit  Shyqiri Bytyqi, ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli dhe ministri i Kulturës Kujtim Gashi.

Por përveç ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi të tjerët nuk kanë marr pjesë në këtë komision. Ministri i Arsimit, ka paraqitur ato që MASHT  ka bërë për zbatimin e strategjisë.

Ai tha se i kanë adresuar të gjitha ato që dalin ga ajo strategji dhe që kanë të bëjnnë me MASHT-in.

 "Për herë të parë MASHT  ka bërë një angazhim dhe në grantet ka futur në buxhet që të ketë edhe 100 asistentë. Këta asistentë iu kanë ndarë komunave. Janë punësuar 9 mësues mbështetës. Janë punësuar dy profesorë të gjuhës së shenjave", tha ai.

Por pavarësisht kësaj Bytyqi tha se ka ende punë për t’u bërë në lidhje me këto kategori.

Zëvendësministrja e Kulturës Leonora Morina Bunjaku, tha  se në shënimin e Ditës Botërore të personave me aftësi të kufizuara kanë punësuar tre persona të kësaj kategorie për tri ditë punë.

Bujar Kadriu nga Organizata Forumi Kosovar i aftësisë së kufizuar, ka kritikuar ministrat që kanë munguar në këtë mbledhje, duke thënë se nuk kanë kujt t’i adresojnë problemet që i kanë.

 "Akterët që ne duhet t’iu adresohemi nuk janë këtu, mungon ministri i Punës. Nuk e di kujt t’i bëj pyetje. Edhe Ministria e Shëndetësisë. Këto ministri janë përgjegjëse për zbatimin e strategjisë nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara", tha Kadriu.

 Sipas tij strategjia nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara ka pasur regres.

 Nga Shoqata e të Shurdhërve, Enver Kurtalani, ka thënë se shumica e fëmijëve që janë të verbër përfundojnë shkollimin dhe nuk dinë shkrim dhe lexim.

"96 përqind prej tyre qa e kryejnë shkollën nuk dinë shkrim dhe lexim. Pra, janë analfabetë funksional. Ju lutem edukimi i fëmijëve tanë është shumë mëkat se në shekullin 21 flasim për ata që nuk dinë shkrim dhe lexim", tha ai.

 Kurse, Sebahate Beqiri, nga Down Sindrome, ka thënë se përkundër që ka disa arritje, ende gjendja vazhdon të jetë e rëndë.

"Numrin e madh të asistentëve që paguhen nga prindërit. Numri i asistentëve duhet të jetë 100 dhe ende nuk është e sigurt se do të fillojnë në vitin 2019. Sa i përket ekipeve vlerësuese kemi dyshime që nuk janë funksionale. Ne shprehim shqetësimin tonë edhe për shprehjet që janë nëpër libra  sindroma down paraqitet me një term që është i ndaluar", tha Beqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat