Shpërthen gypi në një fshat të Rahovecit, mbushet oborri i shkollës me ujë

Kosova

Shpërthen gypi në një fshat të Rahovecit, mbushet oborri i shkollës me ujë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 16:09
Rahovec

Që nga mbrëmë oborri i shkollës fillore ‘Skënder Kastrati’ në fshatin Radoste të Komunës së Rahovecit është përfshirë nga uji.

Kjo ka ardhë si pasojë e një gypi i cili ka plasaritur, ndërsa ende nuk është ndërmarrë asgjë nga ana e komunës.

Një banor ka treguar për media se organet kompetente janë lajmëruar për këtë gjendje, mirëpo të njëjtit nuk kanë shprehur ndonjë interesim për të intervenuar.

Ai tutje tregon se për shkak të ujit, nxënësve po u pamundësohet kalimi, pasi që më së shumti me ujë është mbushur rruga kryesore ku ata shkojnë në shkollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat