“Targat”, konfiskohen 131 vetura pa regjistrim

Kosova

“Targat”, konfiskohen 131 vetura pa regjistrim

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar - Njësia për Hetimin e Auto-krimeve, në bashkëpunim të plotë me Doganat e Kosovës dhe njësitë tjera policore, ka ndërmarrë një operacion të gjerë policor të quajtur “TARGAT”.

“Operacioni policor është  shtrirë në tërë territorin e Kosovës dhe ka pas qëllim identifikimin e veturave të pa regjistruara, të cilat janë importuar nga shtetet evropiane e të cilat në vendin e  origjinës ishin të ç’lajmëruara, ndërkaq në vendin tonë kishin paguar vetëm sigurim të përkohshëm”, thuhet në një njoftim nga Policia e Kosovës. 

Operacioni policor i zhvilluar nga  5 tetori e deri më 12 nëntor ka rezultuar  me kontrollimin e një numri të madh të veturave, në mesin e të cilave janë sekuestruar 131 vetura të cilat janë dërguar në Doganat e Kosovës për vazhdim të procedurave doganore. Po ashtu janë konfiskuar edhe 2 vetura që dyshohet se janë të vjedhura. 

Policia e Kosovës do të vazhdojë me aktivitete edhe në të ardhmen në mënyrë që  veprimet e tilla antiligjore të minimizohen, rrugët tona të jenë më të sigurta dhe të mos dëmtohet buxheti i vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat