Britania dhe Gjermania do të ndihmojnë trajnimin e inspektorëve tatimor

Kosova

Britania dhe Gjermania do të ndihmojnë trajnimin e inspektorëve tatimor

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 11:44
Pamje me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes

(E plotësuar) - Administrata Tatimore e Kosovës ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ambasadën e Britanisë së Madhe, Ambasadën e Gjermanisë dhe GIZ-in, që për synim ka ofrimin e ndihmës për ATK-në për ngritje të kapaciteteve në fushën e raportimit financiar dhe analizës së pasqyrave financiare.

Përmes këtij projekti të financuar nga këto dy ambasada, do të trajnohen inspektorët e ATK-së.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O'Connell, ka thënë se në Kosovë ekonomia informale është shumë e lartë, e që sipas tij kjo e zvogëlon buxhetin e Kosovës dhe lehtëson korrupsionin.

O'Connell: Projektligji për sinjalizuesit siguron mbështetje për ata që luftojnë korrupsionin

“Duke iu falënderuar sinjalizuesve të korrupsionit si Murat Mehmeti ne e dimë që ka shumë kompani të cilat në një mënyrë apo në një tjetër i ikin deklarimit të pagesës së tatimit. Kjo jo vetëm që e dëmton bizneset e përgjegjshme, por kjo gjithashtu pengon që në Kosovë të zhvillohet një treg i drejtë dhe konkurrues. Unë besoj fuqishëm që ka shumë zyrtarë të tillë në ATK të dedikuar për punën e tyre, që janë të gatshëm që të bëhen heronj të rinj të Kosovës dhe të cilët kanë nevojë për mbështetje. Projektligji për sinjalizuesit e korrupsionit do të sigurojë mbështetje të fortë për njerëzit që duan të luftojnë korrupsionin dhe ne e mbështesim këtë. Inspektorët tatimor kanë gjithashtu nevojë për mbështetje për zhvillim profesional që të luftojë evazionin fiskal”, tha O’Conell.

Ambasadori britanik tha se ky projekt që financohet nga Britania dhe Gjermania jep kontributin përmes trajnimeve profesionale në fushën e kontabilitetit, raportimit financiar dhe avancimet edhe më profesionale të pasqyrave profesionale.

Sipas tij, ATK do të jetë më profesionale dhe më transparente karshi taksapaguesve dhe se shërbimet e saj do të përmirësohen. Gjithashtu, sipas tij kjo mbështetje do të rris edhe vetëbesimin e secilit inspektor në ushtrimin e detyrës së tij.

Kurse, ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, ka thënë se janë të përkushtuar në përforcimin e institucioneve të Kosovës.

Ai ka thënë se ATK është pjesë e shtetit dhe ajo nuk është që t’i shërbej ndonjë partie apo ndonjë biznesi.

Heldt: ATK është pjesë e shtetit dhe është vetë shteti

“Ne e ndajmë këtë angazhim në përforcimin e institucioneve duke përforcuar si sundimin e ligjit ashtu edhe Qeverinë.  Kjo është kur vetë tatimet dhe ATK e luajnë një rol vital në këtë.  Tashmë jemi duke bashkëpunuar qe 1 dekadë dhe kjo është jo vetëm për ndërtimin e kapaciteteve dhe aftësive të ATK-së, por në anën tjetër në forcimin e bashkëpunimit me institucionet e tjera. ATK është pjesë e shtetit dhe është vetë shteti, ATK nuk është që të jetë për ndonjë parti apo ndonjë lloj biznesi. Ju jeni këtu që ti shërbeni Republikës së Kosovës dhe përmes punës tuaj ju ndihmoni në përforcimin e këtij vendi. Kjo është që jemi mbledhur këtu që të ndihmojmë ATK-në në ngritje të kapaciteteve të profesionalizimit, ku dëshirojmë që secili punëtor, secili inspektor të ketë lehtësi komunikimi profesional. Kjo është që ne kemi dëshirë që secili inspektor i ATK të ndihet krenar për ndihmën që i j ep këtij vendi”, tha ai.

Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri, ka thënë se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për ta si ATK, që sipas tij nënshkruhet një marrëveshje për një projekt shumë të rëndësishëm për të ardhmen.

Imeri ka thënë se me kapacitetet që i ka ATK është e gatshme që të përkrahë të gjitha kërkesat e Qeverisë.

Imeri: Rast i mirë që fuqizimi i kapaciteteve të ATK-së përkrahet nga ndërkombëtarët

“Është rast i mirë që fuqizimi i kapaciteteve brenda ATK-së të përkrahet edhe nga miqtë ndërkombëtar të cilët i kemi pasur vazhdimisht krah në të gjitha zhvillimet në ATK. ATK është institucioni i vetëm i autorizuar për administrimin e tatimeve në Kosovë, është e orientuar drejtë ofrimit të shërbimeve moderne elektronike, duke krijuar aplikacione që lehtësojnë përmbushjen vullnetare të tatim paguesve. Krijimit të kanaleve të reja të komunikimit, zhvillimi i aplikacioneve të analizës së rriskut në përzgjedhjen e tatimpaguesve që potencialisht shmangin tatimin dhe përzgjedhja e saktë e tyre. Si dhe, përdorimi i forcës së ligjit ndaj atyre që bëjnë evazion fiskal dhe rrezikojnë konkurrencën e drejt në treg. Me kapacitetet që i ka ATK është e gatshme të përkrahë të gjitha iniciativat e Qeverisë, gjithnjë në funksion të lehtësimit të të bërit biznes në Kosovë dhe prioritet i parë është luftimi i ekonomisë joformale”, tha ai.

Ai tha se do të vazhdojnë të punojnë që ATK të jetë një institucion i ngritur profesionalisht, që të sigurojë stabilitet financiar për Qeverinë e Kosovës.

Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar sot do të vlejë për vitet 2018-2021.

***

Administrata Tatimore e Kosovës ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi më Ambasadën e Britanisë së Madhe dhe Ambasadës së Gjermanisë, ku kjo marrëveshje do të mundësojë trajnimin e inspektorëve tatimor.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes drejtori i përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri, ka thënë se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për ta.

"Sot për ATK-në është një ngjarje me rëndësi nga fakti se nënshkruhet një memorandum i bashkëpunimit për një projekt të rëndësishëm për të ardhshëm. ATK është institucioni i vetëm për administrimin e tatimit në Kosovës. Me kapacitetet që i ka ATK  është e gatshme të përkrahë të gjitha kërkesat e Qeverisë. Prioritet i parë është luftimi i ekonomisë informale", tha  Imeri.

Ai tha se do të vazhdojnë të punojnë që ATK të jetë një institucion i ngritur profesionalisht.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O'Connell, ka thënë se në Kosovë ekonomia informale është shumë e lartë dhe se kjo sipas tij dëmton fusha të ndryshme.

"Në Kosovë ekonomia informale është shumë e lartë, ne të gjithë e dimë se kjo dëmton fusha të ndryshme, zvogëlon buxhetin e Kosovës, lehtëson korrupsionin dhe kjo prek qytetarët e Kosovës. Sot jam shumë i kënaqur që jemi këtu me një qëllim të përbashkët që të mbështesim ATK-në në reforma. Prania e mikut tim gjerman tregon sa është e rëndësishme kjo punë. Duke iu falënderuar sinjalizuesve të korrupsionit disa kompani ju ikin tatimit. Kjo jo vetëm që dëmton bizneset e suksesshme. Unë besoj fuqimisht që ka shumë zyrtarë të tillë të dedikuar në punën e tyre, që janë të gatshëm të jenë heronjtë e Kosovës dhe që kanë nevojë për mbështetjen tonë. Projektligji për sinjalizuesit do të ofrojë mbështetje për ata që raportojnë korrupsionin dhe ne do ta mbështesim", tha ai.

 Ky projekt i financuar nga Britania dhe Gjermania, Kjo do të thotë se ATK do të jetë më profesionale dhe më transparente, do të thotë se shërbimet e ATK-së do të përmirësohen. Kjo mbështetje do të rris besimin e çdo inspektori.

 Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, ka thënë se janë të përkushtuar në përforcimin e institucioneve të Kosovës.

 "Ky është një sinjal shumë i fortë që sot jemi këtu me GIZ dhe Ambasadën Britanike. Sepse ne jemi këtu që të ndihmojmë dhe të përforcojmë institucionet e këtij vendi”, tha Heldt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat